Iku dhe tumori i tretë/ Adriana Matoshi fiton betejën e tretë: Uroj të jetë i fundit!

Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi mposhti me sukses, për herë të tretë tumorin. “Po kthehem me fitoren e tretë”, shkruan Matoshi përmes një postimi në facebook pasi doli me sukses nga operimi.

Ka dhe një mesazh:

Tash e di dhe vet sa peshë paska prezenca e fjalët e ngrohta. Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre. Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë. Adriana Matoshit iu desh të përballej për herë të parë me sëmundjen kur ishte shtatzënë dhe priste të sillte në jetë një fëmijë. Në 1 dhjetor 2021 iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tumorit në tru, që iu rikthye pas 9 vitesh.  Nuk mund të mos a mbaj premtimin. Po kthehna!

Me fitoren e tretë. Prej ditës kur ju informova për sfidën tem të re, telefoni nuk u ndalë prej mesazheve e telefonatave. Vazhdimisht jam prezente në klinika e spitale të ndryshme. Kur shkoj e takoj prindër të pashpresë për fëmijët e tyne, ju jap motiv e tentoj me i gjetë fjalët ma të duhuna që ia ngrohin zemrën një prindi në ato çaste.

Tash e di dhe vet sa peshë paska prezenca e fjalët e ngrohta. Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre. Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë.

U zgjova ma në fund edhe prej një andrre të keqe. Kur e pashë interesimin e përkrahjen e të gjithëve ju, u binda që kam ma ia dalë prapë. Uroj të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin. Falenderoj Zotin që pranoi lutjet tona, e më drejtoi si gjithmonë tek doktorë profesionistë të cilët ma shpëtojnë jetën qe disa herë. Falenderoj mikeshën time Sellma Dubova, një feministe e punëtore e pashoqe për krejt ata që e njohin. Falenderoj dr. Hetem Ramadanin për krejt këshillat qysh me e mbrojt shëndetin e me ngritë imunitetin me disiplinën ditore. Falenderoj zemrën tem, shoqen tem që këto ditë ka qëndru afër meje.

Vali përjetësisht të jam mirënjohëse. Rina Zeka për krejt ato mesazhe t’omla e motivuese, t’du yll. Gjunjëzohem para dashnisë tuaj t’pastër. Ashtu qysh premtova, unë po kthehna.

Shihemi së shpejti…

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *