I zhdukur prej ditësh, gjendet i vdekur 55-vjeçari në Vlorë

Një 55 vjeçar i denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij është gjetur  i pajetë në  fshatin Brataj në Vlorë.

Policia bën me dije se bashkëshortja e tij kishte denoncuar në polici se me datë 3 janar ishte larguar nga banesa shtetasi N.A. i cili është gjetur i vetëvarur në një fshat aty pranë. Dyshimet e para janë se viktima vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.01.2022,  në fshatin “Brataj”, Bashkia Selenicë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit N.A.,55 vjeç, banues në lagjen ” 24 Maji”, Vlorë, i cili ishte deklaruar i larguar nga banesa më datë 03.01.2022.

Dyshohet që në kushtet e depresionit ky shtetas të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor, nën drejtimin  e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *