I vodhi me dhunë lekët dhe celularin një vajze, arrestohet 25-vjeçari në Berat

Një 25 -vjeçar është arrestuar në Berat, pasi i ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe një aparat celular shtetases një vajze.

Shtetasi me iniciale F. S., akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. S., 25 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “30 Vjetori”, në rrugë, i ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe një aparat celular shtetases M. G.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *