I vihet tritoli një makine në Krujë, pronari me precedent penal

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer këtë mbrëmje, në makinën e një shtetasi në Krujë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës. Policia raporton se mjeti ishte në pronësi të shtetasit me iniciale L. T., një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *