I sapozgjedhur në Malin e Zi/ Rama uron Milatoviç

Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar presidentin e ri të zgjedhur në Malin e Zi, Jakov Milatoviç.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Rama u shpreh se me Malin e Zi, Shqipërinë e lidh e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja.

“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja” – shkroi Rama në Twitter.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *