I riu shqiptar qëllon me armë zjarri të dashurën e tij dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Bari të Italisë. Një i ri shqiptar e ka qëlluar dy herë me armë zjarri të dashurën e tij e më pas edhe vetën.

Siç raporton mediumi italian Rainews, ngjarja ka ndodhur në një apartament në Cassano delle Murge.

21-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes derisa e dashura e tij, një 18-vjeçare me origjinë marokene është transportuar në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti në gjendje të rëndë dhe më pas në poliklinikën e Barit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *