I kërkoi divorcin, burri rreh barbarisht bashkëshorten, i vdes bebja 8 javëshe në bark

Një estetiste është marrë peng dhe rrahur barbarisht nga bashkëshorti i saj, pasi i kishte kërkuar divorcin, dhe ka humbur beben që mbante në bark. Alexandra Polynova, 39 vjeçe, tregonte së fundmi në rrjet plagët që kishte pësuar dhe sesi humbi fëmijën e saj në sulmin brutal.

Bashkëshorti i saj i fiksuar Dmitry Trapeznikov, gjithashtu 39 vjeç, u arrestua për pengmarrjen dhe sulmin brutal në një zonë të largët të Rusisë qendrore.
Alexandra ishte larguar prej të shoqit prej dhunës së ashpër shtëpiake që ushtronte, dhe kishte nisur dokumentet e divorcit.

Policia e Ekaterinburg tha se Dmitry kishte ndjekur atë kur kishte lënë punën dhe e kishte marrë me forcë në makinën e tij Toyota Camry, ndersa e kishte cuar në një shtëpi të braktisur në një vendndodhje të panjohur.

Pregnant Russian beautician loses child after her jealous husband kidnaped and tortured her with iron - Trends Wide

Oficerët thanë se e kishin gjetur gruan me plagë të rënda, të rrahur me një shufër të hekurt. Alexandra u shpëtua vetëm kur nëna e saj e shqetësuar e kishte shpallur të humbur.

Nëna e një fëmije kishte pësuar lëndime në kokë dhe humbje gjaku, si dhe kishte humbur beben tetë javëshe që kishte në bark.

Pregnant woman loses baby after evil husband kidnaps and batters her - News  Bookmarks

Alexandra tha: “Burri zbuloi që kisha nisur procedurat e divorcit. Ishte tërbuar dhe kërkonte që të kthehesha te ai. Prandaj më mori peng, më rrahu me grushte e më torturoi me një hekur. A kishte një armë dhe kërcënoi se do të më vriste nëse largohesha. Isha tetë javë shtatzënë. Beben e humba, ai vrau fëmijën e tij.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *