“I kërcënuar nga trafikantë”/ Arrestohet shqiptari në Britani: Vodha për të shlyer borxhin

Një 23-vjeçar shqiptar i identifikuar si Fatmir Limani është arrestuar në Britani pasi u kap duke grabitur sende me vlerë një banesë.

Sakaq sipas mediave atje ai pritet që të dëbohet nga vendi pasi të përfundojë dënimin e tij.

I riu që kishte shkuar ilegalisht në Britani, hyri në një banesë përmes dritareve dhe më pas ka grabitur sende me vlerë.

Pronari i banesës së bashku me familjen e tij ishin larguar për pushime, por ishte sinjalizuar përmes kamerës së sigurisë të cilën e kishte instaluar në telefonin e tij. Ai kishte vënë re dy persona që po lëviznin në pronën e tij dhe menjëherë kishte kontaktuar fqinjin dhe më pas policinë, ku në prana ra Limani ndërsa autori tjetër arriti të largohej.

Limani që është dënuar me 18 muaj burg tha se kishte shkuar në Britani në rrugë ilegale, ndërsa grabiti banesën pasi se duhet t’u paguante trafikantëve 25,000 £.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *