I jashtëzakonshëm me Realin/ Vinicius arrin në podium, vlera e tij është rritur ndjeshëm

Vinicius është kthyer në një lojtar kryesore te Real Madrid, teksa brenda një viti ka pasur një rritje të jashtëzakonshme.

Paraqitjet e tij me “Los Blancos” reflektohen qartë, me brazilianin që ka ndihmuar Realin të fitojë në La Liga dhe në Champions League, duke shënuar 20 gola, ndërsa ka asistuar në 22 raste.

Forma e tij reflektohet në vlerën e tij të tregut. Sipas “Transfermarkt”, vlera e Vinicius është rritur vitin e fundit. Ata e renditin atë si lojtarin e tretë më të shtrenjtë në botë, pas Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

“Transfermarkt” kishte Vinicius të vlerësuar në 50 milionë euro në tetor 2021, që ishte pak a shumë e njëjta tarifë që Los Blancos pagoi për nënshkrimin e tij në vitin 2018.

Tani vlerësohet me 120 milionë euro, duke treguar se vlera e tij është dyfishuar në më pak se një vit. Askush në top 10 nuk e ka parë vlerën e tyre të rritet shumë si ai.

Mbappe është lojtari me vlerën më të lartë të tregut në botë me 160 milionë euro, përpara 150 milionë eurove të Erling Haaland.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *