I gjobitur 20 herë, kush është 21-vjeçari që shkaktoi aksidentin

Jorgaq Thengjilli, 21 vjeç është personi i cili rrezikoi ditën e sotme jetën e dy qytetarëve te Kryeministria.

Para disa ditësh, sipas informacioneve, ai është gjobitur për shpejtësi me një gjobë 100 mijë lekë të vjetra. Por ky nuk ishte rasti i vetëm, pasi 21-vjeçari kishte marrë më herët plot 20 gjoba, të cilat duket se i ka paguar që të gjitha.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Pas testit me “Drager” dhe “AquilaScan”  ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.

Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *