I fshehën foton e babait, Egla: Po ndyni kujtimet e njerëzve që s’janë në jetë!

Dy banorë e BBVIP , Ilnisa dhe Liami kanë pasur një mision sekret, ku duhet të fshehin sendet e banorëve të tjerë. Kjo gjë ka shkaktuar mjaft debat brenda shtëpisë. Një nga banorët që është bezdisur nga kjo gjë është Egla, cila nuk ka gjetur foton e babait të saj. Ajo i është drejtuar banorëve me një fjalor të rëndë dhe i kërkon që t’ia sjellin foton, pasi po ndyjnë kujtimet e një njeriu që nuk është më në jetë.

Egla: Mos guxoni të fusni duart se unë kam gjëra të shenjta me vete, personale. Mos fusni duart e ndyra nëpër gjërat e tjetrit, të na ndyni kujtimet, na ndyni njerëzit që s’kemi më në jetë.

Meriton: Çfarë po kërkon ti Egla?

Egla: Po kërkoj foton e babit, mos ma kanë prekur. Qelbësira, ju jeni qelbësira, jeni të ulët fare.

Erjola: Po prit moj mos përgjithëso, ta marrim vesh kush e ka bërë.

Egla: Unë nuk jam çmendur tani, mos e ke lënë diku. Unë e kam lënë aty dhe e kam palosur

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *