“I dhamë fund regjimit”, zotohet presidenti i ri Milantoviç: Brenda 5 viteve do jemi pjesë e BE

Jakov Milantoviç, presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi pas fitores së tij premtoi se brenda 5 viteve të ardhshme, Mali i Zi do të jetë vend anëtar i Bashkimit Europian gjithashtu se nuk do të ketë më konflikte me asnjë prej fqinjve në rajonin e Ballkanit.

“Në pesë vitet e ardhshme ne do ta fusim Malin e Zi në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, nuk do të ketë më kurrë konflikte nga Mali i Zi ndaj asnjë vendi të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve tanë. Ne duam unitet, harmoni dhe përparim në Ballkanin Perëndimor evropian”.

Milatoviç tha se Mali i Zi bëri një hap përpara dhe i tha lamtumirë regjimit të mundur të Gjukanoviçit dhe bëri një hap drejt një të ardhme më të mirë dhe europiane.

“E shihni fuqinë e Malit të Zi të përbashkët. Prandaj kjo fitore është kaq e madhe dhe kaq historike. I thamë lamtumirë krimit dhe korrupsionit. Kjo është një ditë historike për të gjithë, i ftoj të gjithë të festojmë me dinjitet”, ka theksuar ai.

Milatoviç tha se premton të jetë president i të gjithë qytetarëve.

“Kjo është me të vërtetë një fitore për një Mal të Zi të pajtuar dhe askush nuk do të debatojë më me Malin e Zi,” tha ai.

Në fjalimin e Milatoviçit në qendrën universitare morën pjesë, kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç, presidenti i PES Milojko Spajiç, lideri i Demokratëve Aleksa Beçiq, krerët e DF Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviç, ish-kryeministri Zdravko Krivokapiç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *