I dënuar për drogë dhe plagosje të rëndë, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Personi që shihni në foton e mësipërme është 50-vjeçari Alban Haxhi alias Alban Hoxha.

Alban Haxhi (Hoxha) rezulton të jetë i dënuar nga drejtësia gjermane në mars të këtij viti për drogë dhe plagosje të rëndë.

Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *