I dënuar me 4 vite burg, 35-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali

Një shtetas shqiptar 35-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në aeroportin e Abruzzo-s pasditen e së enjtes 20 prill.

35-vjeçari ishte një nga pasagjerët e fluturimit Tiranë-Pescara dhe u ul në aeroportin e Pescarës në orën 14:00, ku menjëherë u arrestua nga oficerët e policisë kufitare.

Në fakt, për 35-vjeçarin ishte në pritje një urdhër burgimi prej 4 vitesh e 3 muaj, i lëshuar nga gjykata e Breschias në vitin 2020 për ngjarje të ndodhura në vitin 2012.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *