I ati përgënjeshtron të birin: S’jam i sëmurë, ka borxhe bixhozi

I ati i Ordis Mollës ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjes, pasi Gjykata e la në burg të riun që grabiti postën private.

Ordis Molla, 27-vjeç ka treguar para togave të zeza, se ai ka babain në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj kreu grabitjen me thikë të një filiali të një poste private në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.

Por i ati tij e hedh poshtë këtë hipotezë, duke thënë se grabitjen e ka bërë për të larë ndonjë borxh bixhozi, dhe se nuk është i sëmurë.

I riu u vendos në pranga disa orë pas ngjarjes së të mërkurës në mbrëmje, ku përmes kërcënimit me thikë ndaj punonjësit, mori një shumë parash në filialin e një poste private në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku Molla pasi mori shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, u largua me motomjet.

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ai do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *