Humbi jetën në burgun e Fierit/ Flasin të afërmit e 51-vjeçarit

51-vjeçari Simon Toska ndërroi jetë ditën e sotme teksa po vuante dënimin në burgun e Fierit. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, Toska shfaqi probleme shëndetësore dhe u transportua për në spital, por për fat të keq ndërroi jetë rrugës.

Të afërmit e shtetasit, në fshatin Panahor të Mallakastrës, pohojnë se babai i tre fëmijëve nuk vuante nga probleme shëndetësore. Ata u shprehën se lajmin e kanë marrë nëpërmjet një telefonate në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Kemi pasur hyrje dalje të vazhdueshme, Simoni ka qenë shumë djalë i mirë, jo se sot ndërroi jetë, por me plot gojë. Simoni kishte dy prindërit, motrën dhe dy vëllezërit, lajmi na erdhi shumë i hidhur. Është fatkeqësi, lajm i hidhur dhe për ne si bashkëfshatarë, nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje” – tregon një fqinj i familjes Toska.

“Kontaktin e fundit e kemi pasur para 3 ditësh, i kam çuar ushqime gjëra, ai ishte i dënuar me 7 vite burg, nuk e di të saktë. Në orën 4 e gjysmë të mëngjesit na lajmëruan dhe na thanë që është dërguar pa shenja jete në spital. Djalë më të mirë në fisin tonë atë kishim, nuk ishte njeri problematik. Për momentin familja nuk ka dyshime në lidhje me ngjarjen” – shprehet një prej familjarëve të Toskës.

“Ishte i martuar me 3 fëmijë, dy djem dhe një gocë. Na mori në telefon infermierja e spitalit të burgut, dhe iu kanë thënë ‘na la Simoni’. Asnjë prej familjarëve nuk di gjë më tej” – tregon një tjetër banor i fshatit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *