Humbi garën për Vaun e Dejës/ Zef Hila uron kundërshtarin: Të shkoftë mbarë!

Ish-deputeti Zef Hila, i cili la mandatin për të garuar për bashkinë e Vaut të Dejës, ka humbur. Pas përfundimit të procesit të numërimit në këtë bashki, u shpall fitues kandidati i PS-së, Zef Hila i ka uruar fitoren.

Teksa i shtrëngon dorën Kristian Shkrelit, ai shprehet se “njëri do të fitonte”.

“Unë e uroj me gjithë shpirt. Numërimi shkoj shumë mirë, normal njëri do të fitojë. Të shkoftë mbarë” – tha ai.

Fjala e tij u prit me brohoria brenda qendrës ku po kryhej numërimi i votave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *