Humbi garën në Kuçovë/ Maliqi: I manipuluan, dyshoj se vulat ishin false

Kandidati i Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka denoncuar pasditen e sotme krimin elektoral që sipas tij u krye në KZAZ 64. Në një deklaratë për mediat Maliqi është shprehur se zgjedhjet janë manipuluar dhe se dyshon se vulat ishin false. Megjithatë ai nuk ka bashkëngjitur prova për këtë pretendim të tijin.

“Votat e mia shprehën vullnetin e lirë të qytetarëve të Kuçovës, pa dallim politik. Mandati im u vodh dhe u manipulua nga bandat e Çuçit dhe oligarkut Salillari. Mbrëmjen e numrit, komisionerët lanë KZAZ-në për 90 minuta vetëm, ku kutitë e votimit u ndërruan brenda ambienteve të KZAZ-së, që kishte lidhje me Qendrën Kulturore të bashkisë nëpërmjet një dere lidhëse nga pjesa e kutive. Ne kemi verifikuar se vulat e kutive mungojnë dhe disa vula nuk korrespondojnë me vulën e KQZ-së. Po kështu, fletët e votimit në kuti nuk korrespondojnë me numrin e votuesve. Ne kemi grumbulluar të gjitha provat dhe do denoncojmë këtë krim elektoral në KQZ dhe SPAK, në mënyrë që kriminelët e votës së lirë të ndëshkohen dhe vullneti i popullit të vihet në vend” – ka thënë Maliqi.

Maliqi humbi përballë Kreshnik Hajdarit në Bashkinë Kuçovë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *