Humbi babain, Saimir Tahiri lë qelinë nesër disa orë për t’i dhënë lamtumirën të atit

Drejtoria e Burgjeve ka pranuar kërkesën e ish-ministrit, Saimir Tahiri për të dalë nga qelia ditën e nesërme, me qëllim që t’i japë lamtumirën babait të tij që ndërroi jetë ditën e sotme.

Mësohet se ai do të shoqërohet me efektivë në varrim dhe pas ceremmonisë do të rikthehet në qeli.

I ati i Tahirit, u nda nga jeta ditën e sotme, ndërsa ish-ministri i ka shkruar një letër prekëse nga burgu.

“O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!

Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më: Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë”, shkruan Tahiri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *