Hoxha: Dy ish-kryeministra të përfshirë në hetimin e SPAK, kam dorëzuar 2 kaseta

Gazetari Artan Hoxha, ndërsa ka folur për dosjet më të nxehta të hetimit në SPAK, tha se një prej tyre përfshin dy ish-kryeministra. Ai tha se në njërën prej tyre ai vetë është i përfshirë dhe ka dorëzuar dy kaseta me materiale video, por u shpreh se nuk mundet të japë detaje të tjera.

Pjesë nga biseda në “Opinion”

Hoxha: Dosje të tjera që SPAK ka nën hetim, por nuk ka marr ende të pandehur janë çështje që lidhen me korrupsionin. Mes tyre janë dy çështje, që të paktën unë i di se jam i përfshirë në këtë histori. Kam materialet dhe kasetat e marra nga një person i rëndësishëm. Ja kam vënë në dispozicion SPAK në Korrik të vitit të kaluar. Është çështje e rëndësishme, por SPAK ende nuk e ka finalizuar.

Fevziu: Është çështja CEZ-DIA?

Artan Hoxha: Janë përfshirë dy kryeministra….

Fevziu: Ke çuar kaseta?

Hoxha: Kam çuar dy video, njëra 1 orë e 27 minuta dhe tjetra dy orë të plota. Detaje nuk dua të jap./Opinion.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *