Horror në Amerikë/ 20-vjeçari vret shokun dhe i bën video, pastaj shkon në kinema!

Një adoloshent, fan i filmave horror, goditi mikun e tij 107 herë në një sulm makabër me thikë, përpara se të shkonte me pas për të parë një film drithërues.

20-vjeçar amerikan u dënua me 27 vite burg pasi vrau shokun e tij brutalisht, duke e goditur rreth 100 herë me thikë, e më pas shkoi në kinema për të parë filmin horror “The Conjuring 3”: The Devil Made Me To It ( Djalli më nxiti që ta bëj), një film që tregon për një vrasës, i cili në gjyq u mbrojt duke thënë se kur kishte kryer krimin makabër ishte i pushtuar nga Djalli, i cili përmbante ngjashmëri me vrasjen tronditëse.

Një gjykate iu tha se kishte tre skena në filmin hollivudian që i ngjanin sulmit të pamëshirshëm ndaj Marc Williams në një zonë të pyllëzuar të Fairwarp, afër Uckfield.

Lewis Ashdown u takua me 18-vjeçarin Marc Williams për një pije dhe më pas shkuan në pyll, ku 20-vjeçari e dehu shokun e tij dhe më pas e vrau. Sulmi brutal zgjati rreth 40 minuta dhe gjithashtu, agresori regjistroi edhe 7 video duke e goditur me shkelm në kokë shokun e tij.

Pasi doli nga kinemaja i dehur, Ashdown duke qeshur i tha një shoku se kishte bërë diçka të tmerrshme teksa i tregonte atij videoklipet nga skena. Ashdown, i cili e detyroi Marc, 18 vjeç, të pinte alkool përpara se ta joshte në pyll, bëri më shumë se një orë filmime, para dhe pas krimit.

Lewis Ashdown qëndroi në heshtje kur dëgjoi dënimin e tij me 27 vite burg.

Gjykata e Lewes Crown dëgjoi se nuk kishte asnjë shpjegim për brutalitetin ekstrem të sulmit të tij të vazhdueshëm dhe të zgjatur. Gjyqtarja e saj e nderit Christine Laing QC tha: “Ju e vratë Marc Williams për një arsye tuajën perverse, të cilën ne nuk mund ta dimë ose kuptojmë kurrë.”

/Burimi: theargus/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *