Historike! NASA ‘prek’ Diellin për herë të parë, anija kozmike do zbulojë një sërë misteresh

Për herë të parë në histori, një anije kozmike preku Diellin. Sonda diellore Parker e NASA-s fluturoi nëpër atmosferën e sipërme të Diellit – kurorën – dhe mori mostra grimcash dhe fushash magnetike atje.

Kjo shënon një hap të madh për Parker Solar dhe një hap gjigant për shkencën në tërësi. Ashtu si zbritja në Hënë i lejoi shkencëtarët të kuptonin se si u formua ai planet, prekja e vetë sendeve nga të cilat përbëhet Dielli do t’i ndihmojë shkencëtarët të zbulojnë informacione të rëndësishme për yllin tonë më të afërt dhe ndikimin e tij në sistemin diellor.

“Prekja e Diellit është një moment monumental për shkencën dhe një sukses vërtet i jashtëzakonshëm,” tha Thomas Zurbuchen, administratori i asociuar për Drejtorinë e Misionit të Shkencës në selinë e NASA-s në Uashington.

“Jo vetëm që ky moment historik na siguron njohuri më të thella mbi evolucionin e Diellit tonë dhe ndikimet e tij në sistemin tonë diellor, por na mëson më shumë për yjet në pjesën tjetër të universit.”

Ndërsa qarkullon më afër sipërfaqes diellore, Parker po bën zbulime të reja që anijet e tjera kozmike nuk i kanë bërë dot më parë. Në vitin 2019, Parker zbuloi se strukturat magnetike zig-zag në erën diellore, të quajtura ndërprerëse, janë të shumta afër Diellit. Por se si dhe ku formohen mbetet ende një mister.

Parker Solar Probe tani ka kaluar mjaftueshëm afër për të identifikuar shumë mistere.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *