Historia e mësueses që mundi kancerin: U gjakosa në bluzë duke shpjeguar

Sakrificat e mësuesve janë gjithmonë të mëdha. Mirëpo, sakrifica e mësueses së matematikës, Majlinda Myzyri, i ka kaluar të gjitha barrierat. Vetëm 10 ditë pas operacionit që kreu, ajo u kthye për të shpjeguar në bangat e shkollës.

E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” këtë 7 Mars, mësuesja ka treguar momentin kur zbuloi se kishte kancer në gjoks deri te operimi dhe shqetësimi i nxënësve.

Madje, ndau dhe një moment shumë prekës, kur u kthye për të dhënë mësim.

“Nxënësit më merrnin në telefon gjithmonë dhe më pyesnin si je. E kanë përjetuar shumë keq kur unë kam hyrë në operacion, se unë nuk tregova, e kanë marr vesh në ditën që unë kam hyrë në operacion. Nuk kam treguar që do hyja.

Unë nuk kam vuajtur asnjëherë nga paragjykimi se jam mësuese matematike. Edhe sot e kësaj dite nxënësit më duan. Ata më merrnin gjithë kohë në telefon, edhe në spital. Atje e morën vesh të gjithë që unë isha zysha dhe sot e kësaj dite, mua më thërret i gjithë Onkologjiku zysh Majlinda, që kur hyjë te dera, zysha, zysha.

Kur t’i shpjegon e humb mendjen totalisht. Ata e kanë marr vesh, një ditë kur unë isha duke shpjeguar te klasa ime kujdestare dhe dy çuna andej nga fundi nga që kishin lënë 2-3 tema mbrapa dhe unë nga që kisha frikë se nuk kapeshin temat më, me idenë që unë do t’i bëj se s’ka zëvendësues. Edhe i thash atyre çunave me dorë: ‘Po boll, o boll’, gati sa nuk i thashë që mezi po rri në këmbë. Edhe vijova, po më kishin ikur fijet dhe bluza më ishte bërë me gjak dhe unë hiç mendja. Edhe një vajzë e bangës së parë, më tha: “O zysha të është bërë bluza me gjak”. Ou, thash, harrova, mos u bëni merak. Ata thjesht e dinin që unë kisha ardhur, isha shëruar. Unë e përdora krahun, ndërkohë që në atë kohë nuk duhet ta lëvizja fare. Unë çdo 21 ditë shkoja në kimio. Madje, më 7 Mars më ka qëlluar rrezja për të bërë”, tregoi mësuese Majlinda.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *