Himarë/ Rrëzohet aksidentalisht duke shkuar në stan, ndërron jetë 69-vjeçari

Një 69 vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar aksidentalisht në një zonë malore në Himarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bolenë ku 69-vjeçari ka qenë duke shkuar në stanin e tij.

“Sot, në fshatin Bolenë, në një zonë malore, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij, shtetasi P. G., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *