“Hijet e Natës”/ Kush ishte i riu që u vetëvra në Tiranë, autor për grabitjen e biznesmenit Nazmi Çangu

Anëtari i grupit të grabitjeve “Hijet e Natës”është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij.  37-vjeçari Saimir Kuçi u arrestua në muajin Nëntor 2021, nga prokuroria e Krujës si person i dyshuar në grabitjen dhe torturimin brenda në banesë të Nazmi Çangut, në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.

Prej datës 10 dhjetorit të vitit të kaluar, 37-vjeçari qëndronte në banesë, pasi gjykata e Apelit në Tiranë, urdhëroi lirimin e tij nga burgu, duke caktuar masën ‘arrest shtëpie’.

Skema e grabitjeve ishte thuajse e njëjtë me atë të Çangut. “Maskat” lëviznin në orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Të veshur si efektivë policie ata merrnin paratë e viktimave të tyre nën kërcënimin e armëve. Por duket se kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm pasi gjatë gjithë karrierës së tyre nuk kanë lënë pas asnjë viktimë.

Saimir Kuci ishte anëtar i grupit ‘Hijet e Natës’, të cilët vodhën ambasadën daneze. Bashkë me Elton Likën, Kuçi konsiderohej si drejtuesit e një grupi kriminal që kryente grabitjen e bizneseve, madje kishte hyrë edhe në banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës por edhe objekte të rëndësisë së lartë. Edhe pse ishin 8 persona anëtarë, dy drejtuesit e grupit ishin Elton Lika dhe Saimir Kuçi qëndronin më të tërhequr.

Ata ishin ideatorët e çdo plani për të grabitur biznese si supermarkete, shoqëri imobilare dhe zyra të shoqërive të ndërtimit dhe ishin shumë të organizuar. Por kurrë nuk takoheshin me të tjerët në publik. Gjithmonë takoheshin dy e nga dy për të mos rënë në sy.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *