Hetimet e SPAK, Meta: Nuk mbaj përgjegjësi për Kryemadhin, në raport me ligjin!

Kreu i PL, Ilir Meta i pyetur sot në konferencë për mediat, lidhur me celularin që SPAK i ka sekuestruar Monika Kryemadhit.

Meta u shpreh se nuk mban përgjegjësi mbi veprimet e familjarëve të tij, në raport me ligjin, përfshirë edhe bashkëshorten.

“Nuk mbaj më përgjegjësi për asnjë njeri, për çdo sjellje në raport me ligjin. Nëse deri dje thoja mbaj përgjegjësi vetëm për vajzën time edhe ajo tani i ka mbushur 18-vjeç. Ajo që dua t’ju siguroj ju dhe shqiptarët që sjellja ime në raport me ligjin ka qenë perfekte. Janë mercenarët dhe zarat e Ramës që përpiqen të fabrikojnë dhe përdorin njerëz me krime të rënda që duhet të ishin në burg kundër Ilir Metës. Çështja CEZ-DIA është regjistruar nga McGonigali. Çështja është regjistruar në dhjetor të vitit 2019. Ky është një moment mes manifestimit të parë të paralajmëruar nga unë, si një mjet presioni kundër presidentit të Republikës, që të pranonte betimet e faqezinjve”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *