Helmohen 700 punonjës në Franc!

Darka e Krishtlindjeve e organizuar nga “Airbus Atlantic” për 2600 punonjësit nuk përfundoi siç pritej. Pas darkës së bollshme, punonjësit nisën të shfaqin shenja helmimi, teksa kishin konsumuar shumëllojshmëri pjatash që restoranti ku darkuan shërbeu. Ngjarja u regjistrua në Francën perëndimore, teksa autoritetet shëndetësore franceze kanë nisur një hetim për të zbuluar se çfarë e shkaktoi shpërthimin masiv të gastroenteritit te rreth 700 persona .

 

“Kisha dhimbje barku dhe dhimbje koke që nuk i kisha përjetuar kurrë më parë. Ishte më keq se lindja, “pranon u shpreh një nga punonjëset e helmuara.

Autoritetet shëndetësore nuk e kanë identifikuar ende shkakun e helmimit masiv nga ushqimi dhe po hetojnë nëse është shkaktuar nga një bakter në ushqim apo nga një virus gastroenteriti shumë ngjitës.

“Njerëzit kanë qenë pak të nxituar në lidhje me shkaqet. Ne jemi të detyruar të mbajmë mostra të çdo produkti të shërbyer në restorant, të cilat do të analizohen nga autoritetet shëndetësore”, tha përfaqësuesi i restorantit.

Hetimet po vazhdojnë, thanë autoritetet, duke shtuar se rezultatet do të jenë të disponueshme javën e ardhshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *