Haradinaj distancohet nga politika e ndjekur nga Kurti në veri

Ramush Haradinaj është distancuar nga politika e ndjekur nga Albin Kurti në veri të Kosovës duke thënë se nuk i mbështet eksperimentet e tij që synon t’i realizojë pa partnerët ndërkombëtarë.

“Institucionet e sigurisë të afta për punën e tyre ligjore, por Qeveria totalisht e paaftë në promovimin dhe mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës. E kam mbështetur Kurtin për bashkërendim me SHBA dhe NATO drejt marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë. Por, nuk mbështes eksperimentet e tij që po synon t’i realizojë pa partnerët ndërkombëtarë.” – ka thënë Haradinaj për Nacionalen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *