Hapet njësia për Kemioterapinë në Berat, pritet të vendoset dhe në 6 spitale të tjera rajonale

Medical drip with patient in the hospital blurred background

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu ka njoftuar se në qytetin e Beratit është hapur Njësia e Kemioterapisë, për trajtimin e tumoreve.

Manasterliu tha se këto njësi do të shtohen dhe në spitalet rajonale në Durrës, Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Elbasan kjo për të ofruar ndjekjen e terapisë afër vendbanimit.

“Ne përgjatë gjithë këtyre viteve kemi bërë të mundur që në 6 spitale rajonale të hapim kabinetet e kemioterapisë. Sot ne hapim një njësi të re, njësinë e kimioterapisë në Spitalin Rajonal të Beratit. Është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Bashkisë Berat por në fakt edhe për të gjithë ata qytetarë të bashkive të tjera të Qarkut, jo vetëm përsa i përket trajtimit të sëmundjes së kancerit të gjirit, por edhe për trajtime të tjera të llojeve të ndryshme të tumoreve. Çdo shërbim që ne jemi duke hapur i shkon kësaj strategjie, strategjisë së ofrimit të shërbimeve afër vendbanimit”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *