Hapet gara për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës, Balluku: Do të kushtojë 37 milionë euro

Është hapur sot gara për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës. Lajmin e ka dhënë sot Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një konference për mediat.

Balluku u shpreh se ky aeroport do të jetë një investim privat dhe do të kushtojë 37 milionë euro. Ajo tha se shteti nuk do të jetë i përfshirë në mënyrë direkte në këtë projekt dhe nuk do të ofrojë garanci financiare, por do të jetë në mbështetje të investitorit.

Prej kohësh Kryeministri Rama ka lançuar strategjinë për zhvillimin e Aviacionit Civil duke njoftuar si ky zhvillim do të vijë. Pas kontratës së re të firmosur nga qeveria dhe koncensionari i aeroportit të Tiranës , pas hapjes së aeroportit të Kukësit që ka arritur normalitetin duke kryer fluturime përditë.

Pas firmosjes së kontratës për aeroportin e Vlorës tani është radha për lançimin e garës për aeroportin e Sarandës. Ministria e Financës ka marrë përsipër kostot për procedurën e koncensionit. Është një procedurë e lehtë pasi shteti nuk ka përfshirje direkte. Shteti nuk ofron një garanci financiare. Do të jetë investim privat që do të kushtojë 37 milionë”- u shpreh ministrja Balluku.

Më tej Balluku tha se në 3-4 vitet e para në aeroport pritet në elaborohen mbi 1 milionë pasagjerë. Gara për aeroportin do të qëndrojë e hapur nga data 2 gusht deri me 23 shtator

“Në Sarandë presim që në 3-4 vite te elaborojmë 1 milionë pasagjerë. Gara do të jetë e hapur në faqen e ministrisë nga data 2 gusht deri më 23 shtator. Investitori do të ketë mbështetjen totale të shtetit dhe ministrive por procesi i shpronësimeve do të bëhet nga shteti bashkë me Agjensinë e Shpronsimeve. Unë jam e sigurt që banorët e Sarandës do të jenë te kënaqur nga ky lajm i ri”- shtoi Balluku.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *