“Hajdeni se ma kanë vrarë babën”, djali i viktimës në Shkodër ka telefonuar policinë, 76-vjeçari invalid u përgjigj me…

Viktima e atentatit të sotëm në Shkodër, 76-vjeçari Lulash Qepuri rezulton invalid dhe sipas informacioneve të para nga policia ka qëlluar edhe ai me 16 plumba me armë automatik kallashnikov drejt autorëve.

Qepuri u dërgua në spital i plagosur rëndë, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Shkodër. Mësohet  se djali i viktimës ka marrë në telefon policinë dhe iu ka deklaruar se i kanë vrarë të atin. “Hajdeni se më kanë vrarë babën”, mësohet t’u ketë thënë djali efektivëve të policisë.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, teksa ka marrë në pyetje disa persona. Në 2011 Qepuri ka qenë i arrestuar për armë dhe drogë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *