Haga arreston një tjetër luftëtar të UÇK-së! ‘Ujku’ kapet në Belgjikë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është arrestuar në Belgjikë me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, sipas së cilave, Shala i njohur ndryshe me emrin “Komandat Ujku” akuzohet për krime lufte. Mësohet se do të mbahet në Belgjikë, ku dhe u arrestua derisa të bëhet transferimi në Hagë të Holandës.

“Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë. Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit,” thuhet në njoftim raportojnë mediet në Kosovë.

Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së si Hashim Thaçi , Kadri Veseli, Rexhep Selimi, etj po hetohen për krime lufte të pretenduara gjatë luftës për çlirimin e Kosovës më 1997. Gjykata Speciale e Hagës ka refuzuar që ish-drejtuesit e UÇK-së, t’i hetojë në gjendje të lirë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *