Gruaja vret bashkëshortin live në Facebook

Një grua në Mississippi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arrestuar pasi vrau në gjaktftohtësi bashkëshortin e saj në shtëpi. Policia e Lowndes njofton se 28-vjeçarja Kadejah Michelle Brown e qëlloi me një plumb bashkëshortin teksa po ziheshin gjatë një videoje live në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë u pa drejtpërdrejt nga qindra ndjekës të çiftit që lajmëruan policinë, e cila gjeti në vendngjarje trupin e pajetë të burrit.

Sipas policisë bëhet fjalë për një rast dhune në familje, ku debati i ashpër degradoi në përplasje fizike e më pas deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

28-vjeçarja tashmë ndodhet prapa hekurave në pritje të vendimit të drejtësisë për këtë krim të rëndë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *