Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme

“Tërmeti politik” i paralajmëruar nga ish kryeministri Kyriakos Mitsotakis në fakt konsistoi me një rrëmujë të madhe në Greqi duke shkuar sërish në zgjedhje të parakohshme.

Si rrjedhojë, Ioannis Sarmas, presidenti i Gjykatës së Auditimit, do të emërohet si kryeministër i përkohshëm në Greqi nga presidentja Katerina Sakellaropoulou pasi kryeministri aktual Kiriakos Mitsotakis dhe drejtues i partisë Demokracia e re që fitoi shumicën e vendeve në parlament, nuk pranoi të formojë koalicion me partitë e tjera. Pas takimit që do zhvillojë me presidenten Sakelaropulu, Sarmas do të nisë nga puna për forimimin e qeverisë teknike dhe për të çuar vendin në zgjedhjet e parakohshme.

Më herët Presidentja Katerina Sakelaropulu zhvilloi një mbledhje të shkurtër me krerët e partive politike kryesore greke që janë zgjedhur për parlamentin e ardhshëm në zgjedhjet e 21 majit. Për të përshpejtuar procedurat e nevojshme parlamenti do të mblidhet të dielën. Pas kësaj, qeveria e përkohshme do të bëjë betimin, duke çuar më pas në shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 25 qershor.

Kujtojmë se pasi ktheu hartën e Greqisë pothuajse tërësisht blu, kryeministri grek nuk arriti të kishte rezultatin absolut për të formuar qeverinë, kështu që i dorëzoi mandatin Presidentes greke, Katerina Sakellaropouloun me synimin për të shkuar sërish në zgjedhje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *