Greqi/ Tmerroi këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve, pranga shoferit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Volos, ku protagonist është bërë një shqiptar.

Mediat greke raportojnë se një shofer kamioni 45-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka bërë manovra të rrezikshme me mjetin e tij, duke shkaktuar terror tek këmbësorët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Sipas informacioneve, ai kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe fatkeqësisht ka rënë në një bllok trafiku.

I dehuri nuk ka pranuar kontrollin e policisë, ndërsa ka kundërshtuar urdhrin për të bërë testin e alkoolit.

Tashmë ai ndodhet pas hekurave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *