Greqi/ E enjtja mbart rrezikshmëri të lartë për zjarre, 41 vatra shpërthyen vetëm dje

Gjatë javës së kaluar, Shërbimi Helen i Zjarrfikësve u përball me 378 zjarre, 882 zjarre urbane dhe 657 thirrje për ndihmë, tha zëdhënësi i forcës, toger Yiannis Artopoios, në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Nga 378 zjarre të javës, 41 u raportuan vetëm të mërkurën, tha ai.

Ai shtoi se e enjtja pritet të jetë gjithashtu një ditë me rrezikshmëri të lartë, pasi moti i nxehtë dhe erërat e forta vazhdojnë në shumë pjesë të vendit dhe veçanërisht në Atikë dhe Greqinë Qendrore, ku janë vënë në gatishmëri zjarrfikësit.

Ishujt e Jonit, Sporada, Egjeu lindor dhe Kreta janë gjithashtu në rrezik.

Duke theksuar rëndësinë e një reagimi të shpejtë, Artopoios këshilloi qytetarët që të telefonojnë menjëherë numrat e urgjencës në Greqi, 199 ose 112 nëse shohin zjarr.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *