Granit Xhaka kërkohet me ngulm tek Roma, marrëveshja në prag finalizimi

Performanca mbresëlënëse e Granit Xhakës në ndeshjen e Zvicrës kundër Francës nuk kaloi pa rënë në sy dhe mesfushori u rendit ndër më të mirët e Europianit.

Roma po mbyll detajet me Arsenalin për mesfushorin shqiptar për një kosto prej 15 milionë euro plus bonuse.

Jose Mourinho e bëri Xhakën objektivin e parë dhe më të madhin prej arritjes së tij në klub. Oferta fillestare ishte 10 milionë euro, por Arsenali kërkonte 20 milionë. Klubet kanë vazhduar diskutimet dhe marrëveshja është afër.

Xhaka thuhet se është i gatshëm të ndërpresë pushimet e tij verore pas Euro 2020 për të qenë pjesë e kampit para-sezonal të Romës. Kontrata mësohet se do të jetë katër-vjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *