Grabiti nën kërcënimin e thikës postën private/ Zbardhet dëshmia e të riut

Ordis Molla, 27-vjeçari i cili grabiti dy ditë më parë një postë private në kryqytet ka deklaruar se arsyeja e krimit ishte mungesa e parave për të kuruar të atin.

“Kam babain në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për ti ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private” – deklaroi 27-vjeçari.

Ai u la në burg, pas arrestimit të mërkurën në mbrëmje, ku përmes kërcënimit me thikë ndaj punonjësit, mori një shumë parash në filialin e një poste private në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku Molla, pasi mori një shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, u largua me motomjet.

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ai do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *