Grabitet shtëpia e Salah në Egjipt

Shtëpia e sulmuesit të Liverpool Mohamed Salah në Kajro është grabitur. Lajmin e ka bërë të ditur portali “Goal” duke iu referuar mediave vendase.

Grabitësit vodhën disa marrës satelitorë nga shtëpia e Salah. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e tyre.

Salah ka luajtur 38 ndeshje zyrtare në këtë sezon me Liverpool. Në to, egjiptiani shënoi 22 gola dhe bëri 11 asistime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *