Grabitet banesa në Lushnjë, shoqërohen disa persona

Mbrëmjen e djeshme një banesë në fshatin Fier i Ri në Lushnjë është grabitur. Pronari i banesës, shtetasi me inicialet A. Gj., 37 vjeç ka njoftuar policinë duke thënë se persona të paidentifikuar kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi  37 vjeçar, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *