Grabitën me armë dyqanin në Durrës/ Jepet masa e sigurisë për të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për Erlind Shehajn dhe Orges Monën. Dy të rinjtë u arrestuan dy ditë më parë për grabitje me armë të një dyqani ushqimor në Spitallë të Durrësit.

Ata nën kërcënimin e armës i morën shitëses së dyqanin xhiron ditore prej 150 mijë lekëve të vjetra. Gjatë seancës së sotme, Erlind Shehaj ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital ku ka marrë trajtimin e duhur dhe më pas është kthyer sërish në gjykatë.

Shehaj mësohet se vuan nga epilepsia dhe shenjat i ka dhënë disa herë të tjera gjatë kohës që ka qenë në paraburgim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *