VIDEO/ Gol ‘i çmendur’! Benzema shkëlqen në ndeshjen kundër Mallorcas dhe shënon me shpinë

Karim Benzema ka shënuar një gol të rrallë në fitoren e Real Madridit ndaj Mallorcas me rezultat 6-1.

Los Blancos vazhduan serinë pozitive duke marrë edhe fitoren e katërt radhazi dhe duke rimarr kreun e tabelës.

Golat në këtë fitore të Realit u shënuan nga Karim Benzema (3’, 78’), Marco Asensio (24’, 29’, 55’) dhe Isco (84’).

Megjithatë, goli i dytë personal i Benzemës dhe i pesti i Real Madridi po vlerësohet lartë.

Sulmuesi francez mori një asistim të largët nga David Alaba dhe pranimi me shpinë po cilësohet si diçka magjike.

Ky pranim dhe kontrollim i topit nga francezi po duket i qëllimshëm, kur shikohet nga disa pozita dhe për këtë po vlerësohet lartë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *