Goditet grupi kriminal i “Ndrangheta”/ 40 të arrestuar, mes tyre 4 shqiptarë

40 persona janë vënë në pranga nga policia italiane pasi dyshohet se janë pjesë e mafies famëkeqe “Ndrangheta”. Sipas mediave të huaja mësohet se të dyshuarit e akuzuar, ku në mesin e tyre janë edhe katër shqiptarë akuzohen se janë të përfshirë për trafik droge me homologët e tyre në Amerikën Latine duke përdorur në hije të agjentëve kinezë të parave.

Kreu i Policisë së Gurdia di Finanza, Angelo Santori, tha se operacioni i sotëm rezulton të jetë vendimtar pasi tregoi se si “Ndrangheta” është një oktapod që arrin kudo me ndërlidhje në të gjithë botën.

Santori, i cili drejtoi hetimin e fundit në qytetin verior të Bolonjës, tha se policia po ekzekutonte 40 urdhër-arreste, duke përfshirë katër shqiptarë dhe dy të dyshuar kinezë, si dhe duke kufizuar lëvizjet e anëtarëve të dyshuar të mafias kalabreze në shtatë rajone italiane.

Një rol aktiv ka luajtur një rrjet subjektesh kineze përmes të ashtuquajturit “fei ch’ien”, një sistem informal i transferimit të parave me të cilin janë pastruar më shumë se 5 milionë euro (5.50 milionë dollarë),” shtoi Santori.

Sipas policisë italiane, pas marrjes së parave, agjentët kinezë të parave ia kanë përcjellë ato kompanive tregtare në Kinë dhe Hong Kong. Më pas, kompanitë ua dorëzuan paratë agjentëve të drogës dhe vetë karteleve të Amerikës së Jugut përmes agjentëve të vendosur jashtë vendit.

Kjo goditje e radhës vjen më pas se një muaj pas një operacioni në të cilin policia evropiane arrestoi më shumë se 100 të dyshuar mafioz të përfshirë në pazaret e drogës dhe armëve.

Hetimi, nga fundi i vitit 2019 deri në korrik 2022, gjurmoi trafikun e 1.2 ton kokainë, 450 kg hashash dhe 95 kg marihuanë, tha në një deklaratë policia e Guardia di Finanza.

Rrjeti ishte në gjendje të trajtonte dërgesat e drogës me kartele të fuqishme të Amerikës së Jugut, duke përfshirë Primeiro Comando da Capital brazilian, dhe organizata kriminale kolumbiane, peruane, meksikane dhe boliviane, tha policia.

Ndrangheta, e cila i ka rrënjët në rajonin jugor italian të Kalabrisë, ka tejkaluar Cosa Nostra-n si grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe një nga rrjetet më të mëdha kriminale në botë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *