Goditet banda e 8 shqiptarëve në Francë, i’u gjetën mijëra euro dhe kokainë

Policia franceze ka vënë në pranga 8 shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës, kryesisht të lëndës narkotike kokainë dhe heroinë. Shqiptarët e arrestuar vepronin në zonën e Annecyt të Francës dhe janë arrestuar pas një operacioni ku kanë marrë pjesë 60 efektivë policie.

Hetimi ndaj bandës së shqiptarëve kishin nisur që në 27 tetor të vitit të kaluar. Gjatë kontrollit ndaj 8 shqiptarëve atyre iu gjetën 17 mijë euro cash, një kilogram heroinë, 150 gramë kokainë, produkte prerëse dhe katër automjete.koka118 shqiptarët janë sjellë para gjykatës, ku akuzohen për “trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ata janë lënë në paraburgim dhe rrezikojnë 10 vite burg.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *