Gjyqi ndaj autorit të masakrës në Paskuqan/ Hutra: Nuk jam penduar, kisha një motiv…

Dan Hutra nuk shfaqi asnjë pendesë për vrasjet e tre grave dhe plagosjen e tre të tjerave. Gjatë seancës gjyqësore që u mbajt sot në kryeqytet, ai i bëri thirrje sistemit të drejtësisë: “të mos dënojnë njerëz të pafajshëm sepse pastaj ndodhin masakra të tilla”. 

41-vjeçari Hutra pretendoi se qëndrimi për tetë muaj në qeli pas dënimit për dhunë në familje ndaj ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa ishte i padrejtë. Ai mbante veshur rrobat me të cilin kreu vrasjet, ndërsa në bluzë i dukeshin ende njollat e gjakut.

Hutra pranoi të gjitha akuzat pa shprehur asnjë formë pendese. Sipas tij, konflikti me bashëkjetuesen ndodhi për shkak se ajo nuk pranonte të kryente testin e AND-së për atësinë e fëmijës.

“Nuk jam penduar edhe sikur të më jepni 5 burgime të përjetshme. I pranoj të gjitha akuzat e prokurorit. I kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Kërkova AND-në e fëmijës, por s’pranuan dhe aty më lindi dyshimi, por nuk e kam dhunuar Elenën. Për të gjitha ngjarjet kisha një motiv.”

Ai ka treguar për hetuesit se fillimisht plagosi me thikë në Astir 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi për shkak se pretendonte se ajo i kishte një borxh prej 80 mijë euro dhe së bashku me Vladimir Kurtin kishte përgatitur planin për ta helmuar.

“Me vëllain e Etleva Kurtit, Vladimir Kurtin, kam pasur mosmarrveshje në burg. Ai ka bashkëpunuar me Marjana Gurakuqin pasi i kam dëgjuar teksa bisedonin në telefon për të më helmuar dhe për këtë mora hak. Fillimisht tentova të vras me thikë Marjanën por ajo bëri rezistencë dhe nuk e vrara dot. Ndërsa Etlevën e vrava  për të marrë hak ndaj Vladimirit”, ka thënë Hutra.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *