Gjyqi i vulës së PD/ Përfaqësueset e ambasadës amerikane mbërrijnë në ‘Apel’

Ambasada Amerikane ka dërguar përfaqësueset e saj në gjyqin për vulën e Partisë Demokratike. Përkthyesja zyrtare e ambasadës dhe një tjetër përfaqësuese janë fotografuar në oborrin e Gjykatës së Apelit.

Në sallë janë përfaqësuesit ligjorë të dy grupime brenda PD-së dhe trupa gjykuese.

Në Gjykatën e Apelit janë vendosur edhe masa të shumta sigurie.

Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e selinë blu Berishës do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *