Gjykata vendos të mos ekstradohet, ‘spiunia’ ruse do të qëndrojë Shqipëri

Gjykata e Elbasanit ka vendosur që rusja Svetlana Timofeva nuk do të ekstradohet në Rusi.

Ishte prokuroria ajo që kërkoi mospranimin e kërkesës së ekstradimit nga shteti rus me arsyet se në vendin e saj nuk do t’i sigurohen të drejtat ligjore sipas konventës së të drejtave të njeriut, teksa në Shqipëri ka një proces penal në ngarkim të saj.

Në të njëjtën linjë ishte dhe qëndrimi i avokatit mbrojtës Fatmir Lushi. Në fund, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të mos ekstraduar blogerën ruse.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *