Gjykata shpall të pafajshëm Fatjon Muratajn, Kristjan Gjini dënohet me 5 vite burg

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Fatjon Muratajn ndërsa ka dënuar me 7 vite e 6 muaj, Kristjan Gjini, ku nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 5 vite, lidhur me bazën e armëve të zbuluara në një vilë në periferi të Tiranës.

Ndërkohë F. K, u dënua 90 për punë në shërbim të publikut. Me vendimin e sotëm, Murataj mbetet në kërkim për largim nga banesa.

Prokuroria e Tiranës kishte 12 vite burg për Kristumian Gjinin, ndërsa 3 vite për Muratin, i cili rezulton të jetë edhe pronari i lokalit në “Don Bosko” që u qëllua me breshëri automatike, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë, mes të cilëve një e mitur.

Ngjarja ndodhi në kohën kur Murataj do duhej të ishte në arrest shtëpie, për armët e zbuluara teksa pas atentatit, policisë nuk e gjeti në banesë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *