Gjykata ‘rrëzon’ Ilir Kupën, lë në burg anëtarin e bandës së babagjyshave

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Ilir Kupës, i njohur edhe si anëtar i “Bandës së Babagjyshëve”, i cili kundërshtonte vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi dënimin me 25 vite burg, për krimet e kryera në Greqi.

Anëtari i “Bandës së Babagjyshëve” është shpallur fajtor për disa grabitje me dhunë e me armë në Greqi, arratisjen nga burgu i Trikalës dhe plagosjen e punonjësve të burgut në vendin fqinj.

Sipas Kupës, Gjykata e Lartë ka shkelur ligjin, pasi vendimi është marrë në dhomë këshillimi pa i dhënë atij të drejtën për t’u dëgjuar.

Ky fakt nuk është cilësuar shkelje ligjore nga Kushtetuesja, e cila ka vendosur që kërkesa e tij të mos kalojë në seancë plenare.

Ilir Kupa u arratis në datën 22 Mars 2013 nga burgu Trikallas, Greqi, ku ai po vuante dënimin. Ai u arrestua në vendin tonë në 2015 dhe kërkoi të mos ekstradohej në Greqi, pasi i rrezikohej jeta. Në atë kohë ai u arratis së bashku me 10 shqiptarë të tjerë. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e dënoi me 25 vite burg. Ndërsa Apeli për krime të rënda e uli dënimin ne 16 vite e 8 muaj. Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit, dhe la në fuqi dënimin me 25 vite burg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *