Gjykata Pejë pranon kërkesën e Prokurorisë për të dënuar monstrën që vrau nënën

Gjykata Themelore në Pejë ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndaj të pandehurit Urim Hysëni, i cili gjatë ditës së djeshme vrau nënën e tij.

Ngjarja ndodhi menjëherë pasi i riu ishte kthyer nga Gjermania, një krim që tronditi mbarë opinionin publik.

 

Përmes një njoftimi, Gjykata ka lajmëruar se masa e sigurisë është për një afat 30 ditor, dhe se kërkesa e Prokurorisë u pranua pasi u vlerësua se ishte e bazuar, duke pasur parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale, për të cilën Kodi Penal ka parashikuar dënim me jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

 

“Duke pasë parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit, rrethana këto të cilat gjykata ka vlerësuar se tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

 

“Po ashtu, duke pas parasysh peshën e veprës penale, mënyrën tejet mizore të kryerjes së veprës penale nga ana e të pandehurit, pasojat e rënda të kësaj vepre si dhe faktin se në këtë çështje pritet që të dëgjohen dëshmitarët okular të cilët janë familjarë të pandehurit, gjykata vlerësoj se të gjitha këto janë rrethana të posaçme që tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes, do të mund të përsërisë veprën e njëjtë apo të ngjashme penale apo do të mund të ndikoj në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve por edhe procedurës penale në përgjithësi”, thuhet më tej në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *